Flash

Konfirmohet shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone

Lapsi.al 8 January 2026
Konfirmohet shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone

Së fundmi ështe zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone.

Sipas një certifikate vdekjeje të datës 29 dhjetor, të siguruar nga PEOPLE, Ransone ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes. Aktori u gjet i pajetë më 19 dhjetor në Los Anxhelos, ndërsa Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit e kishte cilësuar më herët vdekjen si vetëvrasje të dyshuar.

Dy ditë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e aktorit, Jamie Ransone, ndau një postim prekës në Instagram, ku i shprehte dashurinë e përjetshme bashkëshortit të saj. “Të kam thënë që të kam dashur një mijë herë dhe e di që do të të dua sërish. Faleminderit për dhuratën më të madhe, ty, Jack-un dhe Violet-in,” shkroi ajo.

Pas vdekjes së aktorit, u hap edhe një faqe GoFundMe për të ndihmuar familjen me shpenzimet, ku Ransone u përshkrua si “bashkëshort, baba dhe mik i dashur”, si dhe një prind i jashtëzakonshëm që e kishte familjen në qendër të jetës së tij.

James lindi më 2 qershor 1979 në Baltimore. Ai ishte më së shumti i njohur për rolin e Ziggy Sobotka në serialin e famshëm The Wire, si dhe për interpretimin e versionit të rritur të Eddie Kaspbrak në It: Chapter Two.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

Ceremonia mortore e Brigitte Bardot do të zhvillohet të mërkurën në Saint-Tropez, me një shërbesë private familjare dhe një homazh publik në resortin e Rivierës...

17:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI