Flash

Përmbytjet dhe një viktimë/ Prokuroria e Durrësit kërkon hetim për shpërdorim detyre

Lapsi.al 8 January 2026
Përmbytjet dhe një viktimë/ Prokuroria e Durrësit

Prokuroria e Durrësit kërkon hetimin mbi përmbytjet në qytetin e Durrësit.

Në shkresë përmendet se hetimet kanë nisur mbas reshjeve të shiut të datave 6 dhe 7 janar, kur kanë ndodhur disa përmbytje në disa rrugë të qytetit dhe në zonat përreth.

Gjendja e krijuar, shkruhet në dokument, ka penguar procesin mësimore dhe mjekësore dhe ka penguar gjithashtu përdorimin e rrugëve urbane dhe kombëtare. Përmbytjet e banesave kanë vendosur në rrezik jetët e qytetarëve.

Në shkresë thuhet se kjo jep të dhëna të mjaftueshme se jemi përpara një fakti penal. Kryeprokurorja Suela Beluli në këtë urdhër të hetimeve, siç raporton Anila Hoxha, përkon në çuarjen e hetimeve të këtyre pasojave dhe shkaqet kanë ardhur nga mospërmbushja e detyrës për shkak të mosfunksionimit të Hidrovorit.

Në dokument thuhet se në urdhër thuhet se nga përmbytjet ka ardhur një pasojë që është vdekja e punonjësit të ndërmarrjes komunale plazh. Ky shtetas ka shkuar në zonë për të vrojtuar situatën nga afër dhe dyshohet se ka humbur jetën nga rrjedha e ujit. Për këtë arsye Prokuroria dyshon se duhet të hetohet për shpërdorim të detyrës nga personat përgjegjës të mirëmbajtjes së Durrësit.

Hetimet kërkohen në drejtim të mospërmbushjes së rregullt të detyrës ndaj atyre që kanë për detyrë për situatën.

Kjo ka sjellë dëmtimin e rëndë të interesave të shtetasve dhe ka sjellë pasoja të rënda në të mirat pasurore. Shihet e arsyeshme për Prokurorinë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me përmbytje dhe shkatërrim të pronës nga pakujdesia. Ndaj kryeprokurorja kërkoi të administroheshin të gjitha aktet e nevojshme dokumentare dhe të merren në pyetje personat që kanë dijeni.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI