Flash

Shqiptari sulmon dhe tenton të djegë gruan me benzinë, shpëtohet nga djali 15-vjeçar

Lapsi.al 8 January 2026
Shqiptari sulmon dhe tenton të djegë gruan me benzinë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Venecia të Italisë, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Por ka qenë djali i mitur që ka arritur ta shpëtojë të ëmën.

Sipas mediave italiane, në fillim ai e ka sulmuar, duke e shtyrë dhe kërcënuar se do ta vriste e më pas e ka spërkatur me benzinë. Ka qenë djali 15-vjeçar, që duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, arriti që t’i fshehte çakmakun derisa arriti policia, e thirrur nga gruaja. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit, ndërsa shqiptari u vu në pranga me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Çifti ishin të martuar prej 20 vitesh.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI