Flash

Tirana nxjerr “Xhixha”: prezantohet sulmuesi, tani tifozët bardheblu shpresojnë

Lapsi.al 8 January 2026
Tirana nxjerr “Xhixha”: prezantohet sulmuesi, tani tifozët
Redon Xhixha bardheblu nuk është episodi i radhës i telenovelës që shfaqet sa herë hapet një dritare merkato, por një seri që shfaqet përpara javës së parë të fazës së tretë të kampionatit. 27 vjeçari ka zgjedhur të rikthehet te Tirana, pas 3 vjetësh mes më shumë Qarabag e më pak Belouizdad, e tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Sulmuesi ka një kontratë në Algjeri deri në vitin 2027, por aktivizimi i tij ka qenë me pikatore: vetëm 5 prezenca për 117', kështu që raporti me Belouizdad është i thyer, duke hapur mundësinë e një huazimi të paktën deri në fund të sezonit. Xhixha për tu veshur bardheblu ka refuzuar oferta të tjera, mes tyre edhe Teutën e Partizanin. Sidoqoftë, zgjedhja është bërë dhe prezantimi i lojtarit është bërë sot, me një postim në faqen zyrtare të klubit.

Lexo më tej: Álvarez e Johan Cortes, Tirana i beson Kosta Rikës për ti shpëtuar rënies

Bardheblutë po shpejtojnë të ndërtojnë një skuadër që të mund të dalë nga ngrica e vendit të fundit dhe kanë vetëm gjysmë sezoni për ta bërë. Xhixha është një nga ata lojtarë që nuk ka nevojë për përshtatje: në aventurën e parë bardheblu, ai shënoi 32 gola në vetëm 55 prezenca, duke e lënë fanellën kryeqytetase pasi fitoi edhe trofeun e Lojtarit të Vitit. I aftë të luajë si qendërsulmues, por edhe si anësor, Xhixha është një përforcim i rëndësishëm për teknikun Nuhiu, që gjithashtu mirëpriti edhe rikthimin e Ernest.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI