Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave me postë, LVV kryeson me 72.62%

Lapsi.al 8 January 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave me

Mbrëmjen e së mërkurës, ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.

Nga rezultatet e përmbledhura*, LVV ka 51.01% të votave, duke fituar 57 ulëse në legjislaturën e 10--të.

PDK është e dyta me 20.24%, duke fituar 22 ulëse. LDK e treta me 13.26% ndërsa ka siguruar 15 ulëse dhe AAK e katërta me 5.50% apo 6 ulëse.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor duke siguruar 56 mandate në parlament, 8 më shumë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të këshilluara

Reshje dëbore/ Probleme në Rrugën e Arbrit

Probleme të shumta janë shënuar edhe në Rrugën e Arbrit. Që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa au...

09:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI