Flash

Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, shkak dëmtimi i shtratit të rrugës

Lapsi.al 9 January 2026
Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, shkak dëmtimi i shtratit të

Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie dhe qarkullimi është i pamundur. Autoritetet njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, e cila do të vijojë të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI