Flash

Çfarë do të diskutohet/ Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Lapsi.al 9 January 2026
Çfarë do të diskutohet/ Rama mbledh Komitetin e Emergjencave

Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve ditëve të fundit në Shqipëri.

Mësohet se në diskutim do të jenë ministritë përgjegjëse për të menaxhuar situatën, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Pritet të diskutohet edhe paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.

Më parë Kryeministri Rama u ka bërë një thirrje në rrjetet sociale, qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë. Kryeministri Rama u bëri gjithashtu një apel banorëve të zonës së Novoselës, për të cilët është bërë një thirrje evakuimi për shkak të rrezikut që vjen nga dalja e shtratit të lumit Vjosa.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 833 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet...

08:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI