Flash

Ish-drejtuesi i Tiranës vishet "i kuq": Ibraimi, Drejtori i Ri Sportiv i Partizanit

Lapsi.al 9 January 2026
Ish-drejtuesi i Tiranës vishet "i kuq": Ibraimi, Drejtori i Ri
Agim Ibraimi rikthehet në futbollin shqiptar duke marrë postin e Drejtorit Sportiv të Partizanit, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Tirana. Palët kanë gjetur akordin dhe kanë shtrënguar duart mesditën e sotme. 37 vjeçari do të provojë t'i japë shtysë një merkato të ndalur që tani në janar, por projekti i tetovarit starton nga qershori i ardhshëm. Në fakt, insistimi i presidentit Demi për vizionin që Ibraimi ka për futbollin, duke qenë i rritur profesionalisht në kampionate të rëndësishme mes tyre edhe Serie A, ka nisur që tetorin e kaluar. Sidoqoftë, pas largimit të Abilaliajt presingu i të kuqve është kthyer nga Ibraimi, që këtë herë ishte gati të dëgjonte propozimin, duke e gjetur veten në një linjë me klubin.

Njoftimi i klubit

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐈𝐁𝐑𝐀𝐈𝐌𝐈 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐕 FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Tirana e shkuara, Partizani e ardhmja

Ibraimi ishte Drejtor Sportiv i kohëve të vështira te Tirana nga 1 korriku 2024, deri në 30 qershor 2025 u mundua të mbante në lojë bardheblutë, mes një mijë problemeve, ndërsa tani shpreson që te të kuqtë të gjejë ambjentin ku mund të zhvillojë filozofinë e tij për ta bërë Partizanin të ngrihet në standard. Situata te Partizani aktualisht nuk është ajo më shkëlqyesja, por pikërisht për këtë motiv kërkohet Ibraimi, për të nisur një projekt të besueshëm e për të bërë funksionale një merkato, ndoshta jo nga janari, ku pak situata mund të shfrytëzohen, por nga vera e ardhshme, ku konceptet e menaxhimit të lojës që ka Ibraimi, do të fillojnë të ndihen në klub.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI