Flash

Khamenei: Trumpi arrogant do të "rrëzohet" si Faraoni dhe Shahu

Lapsi.al 9 January 2026
Khamenei: Trumpi arrogant do të "rrëzohet" si Faraoni dhe

Udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur në një deklaratë udhëheqësi iranian tha se Trump i cili gjykon me arrogancë të gjithë botën, duhet ta dijë se tiranët dhe udhëheqësit arrogantë në histori, si Faraoni, Mohammad Reza Pahlavi dhe sundimtarë të tjerë të ngjashëm, u rrëzuan pikërisht në momentin kur ishin në kulmin e arrogancës së tyre.

Duke iu referuar incidenteve që ndodhën natën e kaluar në Teheran dhe qytete të tjera, ai pretendoi se grupe njerëzish "me qëllim shkatërrimin" shkaktuan dëme në ndërtesa në vendin e tyre, duke synuar të kënaqnin presidentin amerikan dhe ta falënderonin atë.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se në luftën 12-ditore, më shumë se 1,000 qytetarë iranianë u martirizuan dhe se presidenti amerikan deklaroi se ai vetë dha urdhrin. Sipas tij, në këtë mënyrë ai pranoi se gjaku i iranianëve është në duart e tij, ndërsa sot ai duket se deklaron se qëndron pranë popullit iranian.

Ai theksoi gjithashtu se Republika Islamike e Iranit, e cila u themelua me sakrificën e qindra mijëra njerëzve, nuk do të tërhiqet përballë atyre që shkaktojnë shkatërrim dhe se populli iranian nuk do të tolerojëmercenarë të forcave të huaja.

Të këshilluara

Anulohen 800 fluturime në Amsterdam

Situata e motit po përmirësohet në Paris dhe Francën veriore, të cilat u përfshinë këtë mëngjes nga reshje të dendura dëbore, megjithëse 12 departamente fra...

17:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI