Flash

Ministria e Mbrojtjes: Situata më problematike në Gjirokastër (Rrugët e bllokuara)

Lapsi.al 9 January 2026
Ministria e Mbrojtjes: Situata më problematike në Gjirokastër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq, ku reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe. Më të prekura janë zonat malore dhe ato pranë lumenjve, ku janë evidentuar vështirësi në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike. Në Bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në Njësinë Administrative Picar, ndërsa lumi Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë i është afruar trupit të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Po ashtu, po punohet për hapjen e disa akseve rrugore të bllokuara në zonat Odrie, Lunxhëri dhe Zagori, si dhe për riparimin e një ure të vogël në aksin Krinë–Tranoshisht–Saraqinishtë.

Në Bashkinë Dropull, ura e Glinës mbetet problematike, ndërsa vijon puna për lirimin e akseve Pogon–Dropull dhe Zagori–Libohovë, të bllokuara nga dëbora. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Bashkinë Përmet, ku aksi Përmet–Dogana e Tre Urave është i bllokuar, si dhe në Njësinë Administrative Frashër dhe fshatrat përreth për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në Bashkinë Memaliaj raportohet gërryerje e tokave bujqësore nga lumi Vjosë, ndërsa në Tepelenë qarkullimi në aksin Tepelenë–Gjirokastër, në zonën e quajtur “Shkalla e Zezë”, realizohet vetëm me një korsi.

Qarku Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore edhe në zonat e ulëta, përfshirë qytetin e Lezhës. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të akseve rrugore, ndërsa është përfunduar riparimi i argjinaturës së dëmtuar në lumin Drojë.

Në Qarkun Vlorë raportohet përmirësim i situatës sa i përket prurjeve të lumit Vjosë. Nënkalimi në fshatin Bishan mbetet i bllokuar, por nuk ka raportime për banesa të përmbytura, vetëm prezencë uji në oborre.

Qarku Elbasan po përballet me dëborë dhe ngrica në zonat malore të bashkive Elbasan dhe Peqin, ku disa akse rurale janë bllokuar nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave. Mjetet dhe punonjësit ndodhen në terren për normalizimin e situatës.

Edhe Qarku Dibër mbetet ndër zonat më të prekura. Forcat e emergjencave civile po ndërhyjnë në disa akse me prezencë akulli dhe rrëshqitje dherash, ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në njësitë administrative Bulqizë, Klos, Dibër dhe Lurë. Disa segmente rrugore janë aktualisht të pakalueshme, por policia ndodhet në terren për orientimin e qarkullimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI