Flash

Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse

Lapsi.al 9 January 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat

Riaktivizohet sërish zjarri në tregun e rrobave te “5 Maj” në Tiranë. Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët. Sakaq, dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

Kujtojmë që zjarri nisi mbrëmjen e djeshme, ndërsa flakët u përhapën në rreth 50 dyqane të disa kapanoneve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi. Dyshohet se një shkëndija elektrike ka qenë shkaku kryesor i rënies së zjarrit, megjithatë hetimet vijojnë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 833 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet...

08:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI