Flash

Trump: Anulova valën e dytë të sulmit ndaj Venezuelës

Lapsi.al 9 January 2026
Trump: Anulova valën e dytë të sulmit ndaj Venezuelës

Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të anuluar valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës , të cilën ai e quajti të planifikuar. Duke shpjeguar arsyetimin e tij, presidenti amerikan shkroi në postimin e tij se Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e kërkimit të paqes.

Megjithatë, sipas Trump, anijet luftarake amerikane do të mbeten në rajon për arsye sigurie. Ai përsëriti, më në fund, se të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga kompanitë kryesore të naftës, me të cilat do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja shkruajnë se, lirimi vjen pas lirimit të dy anëtarëve kryesorë të opozitës së Venezuelës. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Foro Penal, ata janë 62-vjeçari Enrique Márquez , i cili kishte mbështetur kandidatin e opozitës Edmundo González si fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dhe Biagio Pilieri, një udhëheqës i partisë opozitare dhe kongresmen i cili kishte kritikuar qeverinë.

Postimi i plotë i Trumpit për Venezuelën

Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e "kërkimit të paqes". Ky është një veprim shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI