Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Banorët e Spitallës protestojnë për rrugën: Erdhën hodhën ca zhavor e ikën!

Lapsi.al 10 January 2026
Banorët e Spitallës protestojnë për rrugën: Erdhën

Banorët e një lagjeje në Spitallë të Durrësit u ngritën në protestë për një sërë problematikash që kanë të bëjnë me projektimin dhe zbatimin e rrugës së re.

Sipas tyre, rruga që po ndërtohet është pa projekt, trotuaret janë vetëm 30 centimetra dhe shtyllat elektrike janë në trotuar. Edhe Kanalizimet janë mbyllur duke u bërë shkak për përmbytje.

Ata u shprehën për mediat se është hera e dytë që protestojnë dhe se nuk i kanë marrë parasysh ankesat e tyre. Sipas tyre, rruga është bërë më keq sesa ka qenë.

“Rruga është ngushtuar edhe si asfalt, kërkojmë rrugë e ndriçim. Hera e dytë që dalim, kryetarja e bashkisë duhet ta dijë, paguajmë taksa e të gjitha. Këtu nuk ka as gjelbërim, as ndriçim e as kazan. Po na vjedhin. Nuk ka as kazan mbeturinash. Këtu një herë ndërrohet ndriçimi. Njëherë në 4 vjet vijnë. Nuk vjen njeri ta shohim.”, u shpreh një banor.

“Problemi unë është se duke qenë pjesë e interesit nuk jemi pyetur se si do zhvillohet kjo rrugë. Nuk na është paraqitur një projekt fillestar i kësaj rruge. Nuk është bërë asnjë sqarim. Filluan njëherë i vunë tubat, i hoqën se dikush e ngriti zërin përpara. E kemi bërë një protestë dhe u hoqën disa tuba. Sa ranë në qetësi, vazhduan të njëjtën gjë. Nuk e di që të ketë trotuar 20 cm. Ëështë më keq sesa ka qenë. E dyta, rruga është ngritur mbi nivel, nuk është gërmuar siç është rregulli, dhe gjithë ujërat do të shkojnë nëpër shtëpitë e njerëzve. Kjo kartolinë sot në Durrës do të përsëritet më shumë nesër pasnesër.”, shtoi një tjetër.

Deputeti i PD-së, Igli Cara theksoi se kanë dëgjuar shqetësimet e banorëve, do të kërkojnë dokumentacionet e nevojshme dhe do të bëjnë kallëzim në organet e drejtësisë.

“Po bëhet një rrugë dhe jo më shumë se disa ditë më parë, kemi parë edhe efektet e ndërtimit të rrugëve. Banorët na thonë se tombinat nuk janë vendosur aty ku duhet, niveli i rrugës dhe kuota është mbi shtëpi dhe kuptohet që sa herë të ketë shi do të ketë përmbytje, dëme e rrezik. Një rrugë ku nuk ka trotuar, ku rrezikohet jeta çdo ditë më mirë mos e bëj investimin. Jemi dëshmitarë prej kohësh, kërkojmë edhe komisione hetimore për projektet që janë bërë në qytetin e Durrësit.

Po kërkojmë pajisje me dokumentacione dhe më pas do të vijojmë me hapat e mëtejshëm, në prokurori e SPAK. Ky fenomen, përveçse është moral, është edhe ligjor. Prandaj vjen një moment dhe thua stop se nuk ka kuptim. Në çdo rrugë që është e projektuar për Durrësin gjithmonë ka këto probleme, ku nuk janë llogaritur përmbytjet ku do kalojnë fëmijët etj. Nuk është më punë partish, por morali njerëzor.”, shtoi deputeti.

Iliriana Kucana tha se trotuaret kushtojnë sa tre shishe verë e Agasit dhe paralajmëroi se do ta çojnë projektin në SPAK, duke kërkuar përgjegjësi nga autorët e tij.

“Kam marrë një telefonatë dhe erdhëm pranë banorëve se kjo është detyra jonë. Shqetësimi i tyre është i drejtë, nuk kalojnë dot as fëmijët dhe as qytetarët për punët e përditshme. Fasada dhe propaganda politike duht të marrë fund, të jemi serioze me investime. Nuk duhet të tallen me taksat e durrsakëve. Ky trotuari nuk kushton aq shumë. Tre shishe verë të Gys Agasit me Emirjana Sakon dhe Ramën.”, tha ajo.

Në këtë lagje jetojnë rreth 300 familje dhe lëvizja e makinave vë në rrezik jetën e fëmijëve. Banorët kanë kërkuar urgjentisht nga institucionet t’iu bëhet një zgjidhje, ose në të kundërtën do të vazhdojnë me protesta edhe më masive.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI