Flash

Përmbytjet në Durrës/ Flet pronarja e një rrobaqepësie: Ushqeja 3 fëmijët

Lapsi.al 10 January 2026
Përmbytjet në Durrës/ Flet pronarja e një rrobaqepësie:

Përmbytjet kanë shkatërruar një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe në pamje, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes. Lidhur me situatën katastrofike, pronarja e biznesit, nënë e tre fëmijëve, shpreht se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet.

Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.

“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI