Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave, çfarë parashikohet

Lapsi.al 10 January 2026
Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave, çfarë

Nga Blerina Gjoka

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave.

Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara.

Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK.

“AAPSK menaxhon monedha virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara nga organet e drejtësisë sipas vendimit të gjykatës apo urdhërit të prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht në institucion,” parashikon drafti i propozimeve për ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

Një nen tjetër i cakton Këshillit të Ministrave detyrën që që të përcaktojë rregullat dhe procedurat e administrimit të këtyre monedhave.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe AAPSK parashikon po ashtu dispozita që duket se fuqizojnë rolin e kësaj agjencie në shitjen, dhënien me qira apo përdorimin e pasurive të sekuestruara, ndërkohë që portofoli i Agjencisë zgjerohet edhe me pasuritë e sekuestruara nga pushteti vendor, të tilla si ndërtimet pa leje të konsfiskuara.

Projektligji parashikon që kjo agjenci të luajë rol direkt në kryerjen e procedurave të shitjes, për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat ka në administrim, ndryshe nga ligji në fuqi që kushtëzonte “bashkëpunim” me institucionet e tjera përgjegjëse për shitjen e pronave publike.

Në lidhje me ndërtimet pa leje parashikohet një term i ri “Fondi i posaçëm i dedikuar për ndërtimet pa leje”, i cili do të shërbejë për objekteve pa leje që janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.

Për të mundësuar kalimin e këtyre objekeve në menaxhim të kësaj agjencie, qeveria ka hedhur në publik dhe ndryshimet ligjore në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, një ligj I 2023-it që u bazua mbi një vendim të kontestuar të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje.

Në relacion arsyetohet se kjo bën të mundur të kalojë procesin nga një model I shpërndarë kompetencash në një “model të centralizuar dhe efikas”.

Për të bërë të mundur menaxhimin e këtyre objekteve të konsfiskuara pranë AAPSK do të ngrihet një ‘grup pune’ dhe krijimi i një fondi të veçantë financiar me destinacion për veprimtarinë dhe zhvillimin e objekteve pa leje, të cilat janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme konsiderohet një ndër armët më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./BIRN/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI