Flash

Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Lapsi.al 10 January 2026
Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence
Fillimi i 2026-ës e gjeti Shqipërinë nën presionin e motit ekstrem. Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe izolim të banorëve në disa zona të vendit, duke krijuar situata emergjence civile, në disa zona të vendit. Në situata si këto, ndërlidhja bëhet mjet edhe më jetik, për koordinim, informacion dhe siguri tek komunitetet e prekura.Një mesazh që dërgohet, një telefonatë, një sinjal interneti që nuk ndërpritet bëhet më shumë se teknologji. Bëhen lidhje, përkundjesje njerëzore. Të jep sigurinë, ndjesinë se nuk je vetëm, edhe kur moti ka izoluar gjithçka përreth. Ndërsa ekipet e emergjencës evakuojnë banorë nën shi e dëborë, forcat e sigurisë dhe shërbimet publike koordinohen në kohë reale, gazetarë dhe operatorë raportojnë nga terreni. Në këtë zinxhir reagimi, rrjeti i komunikimit bëhet shtylla që i mban të gjithë të lidhur. Ndaj ekipet e Vodafone Albania janë gjithmonë aty, në aksion, për të garantuar ndërlidhjen 24 orë në 24. Për këtë përkushtim e profesionalizëm të lartë, Drejtori i Rrjetit të Vodafone Albania, Gentian Bajraktari, ka ndarë publikisht një mesazh falënderimi për ekipet teknike që po punojnë në kushte ekstreme për të mbajtur rrjetin funksional. “Një falënderim i madh për Heronjtë e Rrjetit tonë. Gjatë këtyre kushteve ekstreme të motit, ekipi ynë i rrjetit Vodafone Albania, i mbështetur nga partnerët tanë në terren, ka kaluar çdo pritshmëri për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur. Përmes shiut, borës, erës dhe terrenit të vështirë, përpjekjet tuaja i mbajnë klientët tanë të lidhur. Përkushtimi juaj bën gjithë ndryshimin. Ne çmojmë gjithçka që bëni. Jemi krenarë për këtë ekip.”- shkruan Bajraktari.

Por asgjë s’do të ishte e mundur pa investimet e vazhdueshme që Vodafone Albania bën në njerëz dhe në infrastrukturë. Vetëm gjatë vitit 2024, janë investuar 43.2 milionë euro në rrjet dhe mbi 40% e territorit është mbuluar me rrjetin 5G që pas marrjes së lejes për këtë investim.

Përmes këtyre investimeve të vazhdueshme, teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit të ekipeve në terren, Vodafone Albania vijon të forcojë rolin e saj si partner i besueshëm i institucioneve, komuniteteve dhe qytetarëve, duke garantuar që lidhja të mos ndërpritet pikërisht atëherë kur nevojitet më shumë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI