Flash

Rooney sheh vëllanë e tij dhe përlotet në transmetim direkt: sapo ka hyrë në histori

Lapsi.al 11 January 2026
Rooney sheh vëllanë e tij dhe përlotet në transmetim direkt:
Macclesfield ka shkruar historinë e futbollit anglez duke eliminuar Crystal Palace nga FA Cup: për një skuadër të divizionit të gjashtë është rezultati më i madh i arritur ndonjëherë. Një moment që emocionoi edhe Wayne Rooney, sepse trajner i skuadrës së vogël është vëllai i tij i vogël, John. Ish-ylli i Manchester United u pa duke fshirë lotët përpara se të përqafonte vëllanë e tij, i cili për një natë ia mori gjithë vëmendjen edhe vetë “Wazza”-s.

Rooney në lot pas suksesit të vëllait

Kamerat e kapën Wayne Rooney teksa fshinte sytë e mbushur me lot. Macclesfield, që është 117 pozicione më poshtë se Crystal Palace, eliminoi mbajtësit e trofeut sikur të ishte gjëja më e lehtë në botë. Rooney tha: “Jam vërtet shumë i emocionuar. Të shoh vëllanë tim të arrijë këtë sukses, edhe pse nuk ka shumë kohë që trajnon, është diçka e jashtëzakonshme”. John Rooney është trajner i Macclesfield vetëm që nga korriku, menjëherë pas tërheqjes nga futbolli profesionist. Ai ka jetuar gjithmonë nën hijen e Wayne Rooney-t, i cili në moshën 16-vjeçare ishte tashmë yll i Evertonit. John kishte luajtur më parë te Macclesfield deri në vitin 2010, më pas në MLS me New York Red Bulls dhe Orlando City, por tani ka hyrë në histori si trajner, duke i dhuruar FA Cup-it një nga përrallat më të bukura.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI