Flash

Vrasja e Gilmando Danit/ Emiljano Shullazi në listë për t'u pyetur për mikun e tij

Lapsi.al 11 January 2026
Vrasja e Gilmando Danit/ Emiljano Shullazi në listë për t'u

Emiljano Shullazi do të pyetet në burgun 313 për vrasjen e mikut të tij Gilmando Dani në Rinas. Pyetja e tij do bëhet si person që mund të ketë dijeni mbi persona që kanë qenë të interesuar për ekzekutimin mafioz, ku i vrarë mbeti gjithashtu edhe Muçi Shaljani që drejtonte automjetin.

Teksa policia dhe prokuroria nuk kanë ende autor për këtë ngjarje, marrja në pyetje e Shullazit shihet si një mundësi për të shkuar tek këta të fundit nëse Shullazi mund të jap ndonjë indicie të mundshme. Megjithatë, Emiljano Shullazi mund të shfrytëzojë të drejtën e refuzimit për tu përgjigjur, ç’ka nuk përjashtohet si mundësi, dhe në këtë mënyrë, veprimi i organit hetues do ishte në thelb vetëm procedural.

Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia shoqëron një të  dyshuar nga Fushë-Kruja - Aktualitet

Gilmando Dani u lirua nga qelia në 2024, pasi ishte dënuar më herët si pjesë e grupit të Shullazit, teksa ditën e ngjarjes, kur po kthehej nga Spanja u ekzekutua bashkë me mikun e tij një ish-efektiv policie Muçi Shaljanin, në një nga zonat më të sigurta të vendit. Burime nga Prokuroria e Tiranës konfirmuan se ndryshe nga sa mund të jetë vepruar në raste të mëparshme, pas dyshimeve se në ngjarje të tilla janë angazhuar për eliminime persona si grup i strukturuar kriminal dhe që dosjet kanë shkuar zakonisht në SPAK për kompetencë, në rastin konkret, është Prokuroria e Tiranës që e mban dosjen.

Burime pranë saj thanë për Syri Tv, se janë një mori subjektesh që janë pyetur dhe do pyeten ditët në vijim si persona në dijeni, dhe se ka indicia të forta për zbulueshmërinë e autorëve. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI