Flash

Vuri bast për 10-1 të Manchester City e bëri “cash out” te 9-1: sa humbi bastexhiu

Lapsi.al 11 January 2026
Vuri bast për 10-1 të Manchester City e bëri “cash
Ishte basti klasik i jetës, ai për t’u kornizuar dhe varur në mur pasi t’ua tregosh të gjithë miqve të lokalit duke u mburrur për mjeshtërinë tënde në parashikime. Rezultat i saktë me kuotën astronomike 200 me 1, me kënaqësinë maksimale që do ta mbyllte bastin në minutën e 91'. Dhe në vend të kësaj jo, sepse pak çaste më parë – kur në të 90' fiks kishte ardhur goli i mëparshëm – bastexhiu që kishte vënë me zgjuarsi bastin për 10-1 të Manchester City kundër Exeter në raundin e tretë të Kupës së Anglisë vendosi të bënte “cash out”, pra të kënaqej me ofertën e bërë nga bookmakers për rezultatin 9-1 përballë vetëm kohës shtesë që kishte mbetur për t’u luajtur. Një ofertë natyrisht shumë më e ulët se shuma që do të fitonte (rreth 90% më pak!), duke pasur parasysh sa pak mungonte nga fishkëllima përfundimtare e ndeshjes, pa llogaritur që arbitri me të drejtë do ta kishte reduktuar kohën shtesë në minimum.

Bastexhiu kishte “parashikuar” 10-1 të City ndaj Exeter: nuk i besoi deri në fund

Të shtunën pasdite City i Guardiolës priti Exeterin në “Etihad Stadium” në raundin e tretë të FA Cup: ishte një masakër futbollistike, ku shënoi edhe i ardhuri i ri Semenyo. Dikush e kishte ndier se do të përfundonte me goleada dhe kishte vendosur një bast për rezultatin e saktë 10-1: pesë sterlina me kuotë 200:1, për të fituar kështu 1000 (përveç shumës së luajtur). City ishte tashmë në avantazh me katër gola në pushim dhe “Sky Blues” nuk u ndalën në pjesën e dytë, duke arritur rezultatin 9-0 me Ryan McAidoo kur kronometri shënonte 86 minuta. Exeter me krenari shënoi më pas në minutën e 90-të golin e nderit me George Birch. Në atë moment, me rezultatin 9-1 dhe me shumë pak kohë ende për t’u luajtur, bastori vendosi të bënte “cash out” dhe të pranonte ofertën e bërë nga bookmakëri për të “dalë” nga basti duke pranuar një shumë vërtet shumë të ulët në krahasim me 1000 paundët që do të fitonte nëse do të kishte pritur edhe pak çaste.

Sa fitoi bastexhiu?

Ai arkëtoi kështu 111,67 sterlina (pak më pak se 130 euro), duke lënë mbi tavolinë 90% të fitimit që Rico Lewis do t’ia kishte dhuruar vetëm një minutë më pas, duke shënuar në minutën e 91' golin e 10-1 për Cityn. Në Facebook më pas u publikua me trishtim pamja e “cash out”, në një telefon me ekran të thyer – nuk dihet nëse nga inati…

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI