Flash

Berisha: Rama po bën grusht shteti, po e mban regjimin me mashtrime

Lapsi.al 12 January 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti, po e mban regjimin me mashtrime

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur në foltoren para Kryeministrisë u shpreh se regjimi në Shqipëri është regjimi më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.

Sipas tij, regjimi i Ramës është regjimi, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve.

“Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime.

Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.

Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit. Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Fjala e plote

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve të pamposhtur në këtë shesh, që përcillni nga ky shesh, nga ky bulevard mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores në të katër anët e Shqipërisë.

Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave.

Si viti kur popujt e autokracive arritën t’i përmbytin njëra pas tjetrës ato.

Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores.

Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë.

Asgjë nuk mund të ndalë vrullin e tyre, guximin e tyre, hovin e tyre, pa triumfuar.

Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim.

Sepse besojmë në idealet tona të drejta.

Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti.

Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.

Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve.

Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime.

Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.

Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit.

Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë.

Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju.

Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi sërish në SPAK

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraq...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI