Flash

Rama ia mbath në Abu Dhabi pa Ballukun, të pandehurës i ndalohet dalja jashtë vendit

Lapsi.al 12 January 2026
Rama ia mbath në Abu Dhabi pa Ballukun, të pandehurës i ndalohet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Abu Dhabi. Në këtë vizitë ra në sy mungesa e Belinda Ballukut, e cila është nën akuzë nga SPAK dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

”Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”,-shkruan Rama.

Ky event global mbledh së bashku krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të lartë të biznesit, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes në fusha si energjia e rinovueshme, mbrojtja e mjedisit, inovacioni dhe ekonomia e gjelbër.

Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare në këtë forum synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prezantimin e angazhimeve të Shqipërisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit energjetik, si dhe nxitjen e investimeve strategjike në vend. Në kuadër të vizitës, pritet që Rama të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderë dhe përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi sërish në SPAK

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraq...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI