Flash

Trump shfaqet me mustaqe qumështi për një arsye të veçantë

Lapsi.al 12 January 2026
Trump shfaqet me mustaqe qumështi për një arsye të

Donald Trump ka tërhequr vëmendjen në një postim nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë si pjesë e rekomandimeve të reja për piramidën ushqimore. Në frymën e një fushate legjendare për konsumin e produkteve të qumështit, departamenti i ka vendosur Trumpit një "mustaqe" të bërë nga qumështi dhe mesazhin: “Mustaqet e qumështit” janë kthyer, pijeni të gjithë gotën".

Imazhi duket si një fotomontazh, megjithëse me Trumpin nuk mund të jesh kurrë i sigurt.

Javën e kaluar, administrata Trump zbuloi udhëzime të reja dietike që i inkurajojnë amerikanët të hanë më shumë proteina dhe produkte qumështi me yndyrë të plotë dhe më pak sheqer. Ata gjithashtu rekomandojnë shmangien e ushqimeve shumë të përpunuara për të arritur shëndet më të mirë.

Këto udhëzime janë pjesë e nismës “Make America Healthy Again” (MAHA), e cila mbështetet nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert Kennedy Jr. Kennedy, së bashku me zyrtarë të tjerë si Sekretarja e Bujqësisë Brooke Rollins, kanë zbatuar politikat e MAHA-s, të tilla si ulja e vaksinimeve të fëmijërisë dhe kufizimi i aksesit në ushqime të pashëndetshme për njerëzit që marrin kupona ushqimore.

Fushata "Got Milk?" që nga vitet 1990 i ka nxitur amerikanët të pinë qumësht dhe të konsumojnë produkte qumështi në përgjithësi. Shumë personazhe të famshëm janë fotografuar me "mustaqe" qumështi për të përçuar mesazhin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI