Flash

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, bllokim të autostradave kryesore

Lapsi.al 13 January 2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, bllokim

Fermerët në Greqi do të bllokojnë sërish rrugët kryesore në vend. Këtë të martë kanë njoftuar se do të bllokojnë zyrat doganore në kufirin grek me Bullgarinë, si edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre bllokimi do të zgjasë për të paktën 24 orë. Ndërsa në orën 12:00 (me orën greke) fermerët kanë njoftuar bllokim edhe në kryqëzimin e Bara Siatista në autostradën Egnatia.

Ata kanë refuzuar takimin e sotëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos.

Protestës i janë bashkuar edhe bletarë, anëtarë të Shoqatës së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Eordeisë Lindore dhe Pellgut Jugor të Vegoritidës, si dhe të Shoqatës Bujqësore të Bashkisë së Amyntaion.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI