Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

George Clooney reagon ndaj kritikave të Quentin Tarantino

Lapsi.al 13 January 2026
George Clooney reagon ndaj kritikave të Quentin Tarantino

George Clooney nuk u përmbajt kur erdhi puna për të mbrojtur kolegët e tij Paul Dano, Owen Wilson dhe Matthew Lillard, pasi ata u kritikuan ashpër nga regjisori Quentin Tarantino muajin e kaluar.

“Meqë ra fjala, Paul Dano, Owen Wilson dhe Matthew Lillard – do të isha i nderuar të punoja me këta aktorë. I nderuar,” tha Clooney gjatë ndarjes së çmimeve AARP’s Movies for Grownups Awards, të shtunën.

Aktori i njohur, i cili fitoi çmimin Aktori më i mirë për filmin “Jay Kelly”, theksoi se filmi është realizuar nga njerëz që respektojnë aktorët.

“‘Jay Kelly’ është bërë nga njerëz që i duan aktorët – dhe kjo është shumë e rëndësishme. Janë njerëz që i njoh gjithë jetën time. Shumica janë aktorë. Kam një respekt të madh për ta dhe nuk më pëlqen të shoh njerëz që sillen me mizori,” u shpreh ai.

“Jetojmë në një kohë mizorie,” shtoi Clooney. “Nuk kemi pse ta shtojmë edhe më shumë.”

Clooney dhe Tarantino, 62 vjeç, kanë bashkëpunuar më parë në filmin e vitit 1996 “From Dusk Till Dawn”.

Në dhjetor, gjatë një interviste në “The Bret Easton Ellis Podcast”, Tarantino bëri komente të ashpra për disa aktorë të njohur të Hollivudit. Ai e quajti Paul Dano, 41 vjeç, “aktorin më të dobët në SAG”, duke thënë se filmi “There Will Be Blood” (2007) do të kishte qenë shumë më i mirë pa të.

“Austin Butler do të kishte qenë i mrekullueshëm në atë rol,” deklaroi Tarantino, duke e cilësuar Danon si “të dobët dhe jo interesant”.

Regjisori shtoi gjithashtu se nuk i pëlqen puna e Owen Wilson dhe Matthew Lillard.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dolën në mbrojtje të Danos, duke e quajtur interpretimin e tij në “There Will Be Blood” një nga më të mirët e dekadës.

Ndërkohë, Matthew Lillard, 55 vjeç, reagoi për komentet e Tarantinos gjatë një eventi në Ohio.

“Quentin Tarantino tha këtë javë se nuk i pëlqen puna ime si aktor. Eh, kujt i intereson” tha fillimisht ai, por më pas pranoi se komentet e tilla të lëndojnë.

“Është e tmerrshme. Ai nuk do t’ia thoshte këtë Tom Cruise-it apo një ylli të madh të Hollivudit,” u shpreh Lillard.

 

Të këshilluara

Golden Globe Awards 2026: Lista e fituesve

Aktorët e filmit dhe televizionit u mblodhën të dielën në Beverly Hilton për edicionin e 83-të të Golden Globe Awards, të cilat u transmetuan në CBS dhe u ndoqë...

14:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI