Flash

Kush është efektivi që ndoqi Altin Ndocin pas arratisjes/ Lidhja me Erion Veliajn

Lapsi.al 13 January 2026
Kush është efektivi që ndoqi Altin Ndocin pas arratisjes/ Lidhja

Fajton Baci është efektivi i burgjeve i cili ndoqi nga pas Altin Ndocin, teksa ky i fundit u arratis sot nga spitali i Durrësit.

Efektivi Baci është i njëjti, i cili vitin e kaluar i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Ai rrefeu se kryebashkiaku i Tiranës përdori aparatin e tij celular për të realizuar dy telefonata private, përpara dhe pas paraqitjes në ambientet e SPAK-ut.

Sipas deklaratës së dhënë nga Baci, telefonatat janë bërë në një moment kur Veliaj ndodhej në shoqërimin e policisë, pas vendimit të njohjes me akuzat ndaj tij. Baci tregon se ngjarja ndodhi në një zonë pranë sheshit ku dikur zhvillohej një treg i sendeve të përdorura.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë” – tha Baci.

Por sipas tij Veliaj foli edhe me e bashkëshorten e tij. “Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin”, - tha ai.

Top Channel publikoi videon teksa dukej momenti i parë i arratisjes së Ndocit, dhe efektivi që e ndjek nga pas me shpejtësi.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore. /TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI