Flash

Lojtarë, trajnerë e gazetarë në hetim për rrahjet në Nigeri–Algjeri: “E papranueshme”

Lapsi.al 13 January 2026
Lojtarë, trajnerë e gazetarë në hetim për rrahjet
“E papranueshme”. Ky është termi i përdorur nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) për të përshkruar atë që ndodhi në fund të çerekfinales së Kupës së Afrikës mes Nigerisë dhe Algjerisë. Organi kontinental i futbollit njoftoi hapjen e një hetimi që përfshin lojtarë, anëtarë të stafeve teknike dhe edhe përfaqësues të mediave, pas tensioneve të dhunshme që shpërthyen në fishkëllimën finale. Në një deklaratë zyrtare, CAF e dënoi ashpër sjelljen e treguar nga të federuarit dhe arbitrat, duke shpjeguar se po analizon pamjet që tregojnë përplasje si në fushën e lojës ashtu edhe në zonat e rezervuara për mediat. Në turneun kontinental që po zhvillohet në Marok, nën vëzhgim ka përfunduar edhe ajo që ndodhi në çerekfinalen tjetër mes Kamerunit dhe Marokut, e shënuar gjithashtu nga episode kontroverse.

Lojtarë, trajnerë dhe gazetarë nën hetimin e CAF

Pas humbjes së Algjerisë ndaj Nigerisë në Marrakech, disa lojtarë dhe drejtues algjerianë u bënë protagonistë të përplasjeve të ashpra në fushë. Arbitri Issa Sy u detyrua të largohej nga fusha nën eskortë, i mbrojtur nga ndërhyrja e sigurisë. Pamjet e shpërndara më pas tregojnë drejtorin e lojës të ndjekur dhe të rrethuar edhe në zonën mixed, ndërsa po drejtohej drejt dhomave të zhveshjes. Jo vetëm kaq: në të njëjtën zonë të rezervuar për intervistat pati përplasje mes gazetarëve dhe ekipeve televizive të akredituara, që prisnin protagonistët e ndeshjes. Në dritën e asaj që doli në pah, CAF ia ka kaluar çështjen Komisionit Disiplinor, duke sqaruar se do të merren masa të rënda ndaj të gjithë atyre që, pasi të identifikohen, do të konsiderohen përgjegjës për sjellje në kundërshtim me rregullat dhe frymën e kompeticionit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI