Flash

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

Lapsi.al 13 January 2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar vëmendje rastit të 220 studentëve italianë që kishin konkurruar për mjekësi në universitetin Tor Vergata të Romës. Në njërën nga zgjedhjet ata kishin listuar edhe kampusin e jashtëm të këtij universiteti, për të cilin ata thonë se nuk e dinin që ndodhej në Shqipëri dhe për më tepër duhet të paguajnë 9600 euro në vit pasi ai është privat.

Universiteti italian ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin privat shqiptar “Zoja e këshillit të mirë”. Vetë studentët thonë se nuk ishin sqaruar as për vendndodhjen dhe as për tarifën e kripur dhe që është shumë më e lartë se universitetet italiane.

Gaia Volpe, një 20-vjeçare nga Montella në Avellino thotë: "Kur zgjodha preferencat e mia, nuk e dija që kampusi ishte në Shqipëri; mendova se ishte Tor Vergata në Romë."

Alessia, një 19-vjeçare nga Roma, rrëfen një situatë të ngjashme: "Provimet ishin publike. Kërkova për të gjitha kampuset e disponueshme, por nuk e dija që Tirana ishte private, se do të më duhej të paguaja kaq shumë."

Në fakt, faqja e internetit e Tor Vergata specifikon gjithashtu edhe tarifën e shkollimit: 9650 euro në vit, që duhet të paguhet në një pagesë të vetme.

Firma ligjore “Delia”, e cila këshillon disa nga studentët thekson se jo të gjithë e kishin të qartë se tarifa e shkollimit do të ishte e ndryshme nga ajo shtetërore.

Për çështjen ka reaguar edhe ministrja e Universiteteve dhe Kërkimit, Anna Maria Bernini që ka thirrur rektorin e universitetit italian, Nathan Levialdi Ghiron për një takim urgjent.

“E konsideroj vendimin e Universitetit të Tor Vergata për të aplikuar një nivel kaq të lartë tarifash shkollimi për studentët e caktuar në kampusin e Tiranës si të gabuar. E thirra Rektorin Nathan Levialdi Ghiron dhe kam theksuar nevojën për një shqyrtim të menjëhershëm" – tha ajo.

Avokatët e studentëve thonë se tarifa "mund të jetë e paligjshme dhe e dëmshme për ata që nuk janë në gjendje të përballojnë kostot".

Tani, studentët në përballen me dy zgjedhje: ose të heqin dorë nga vendi i tyre ose të apelojnë. 3000 studentë kanë kontaktuar tashmë Unionin e Universiteteve dhe firma ligjore për të bërë padi individuale ose kolektive. Thuhet se 5 000 të tjerë janë të interesuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI