Flash

Ndërron jetë muzikanti amerikan John Forte

Lapsi.al 14 January 2026
Ndërron jetë muzikanti amerikan John Forte

Muzikanti l i nominuar John Forte, i njohur për bashkëpunimin e tij me grupin “Fugees” ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur pasi Forte u gjet i pajetë pasditen e së hënës, më 11 janar, në banesën e tij në Chilmark, Massachusetts.

Sipas një deklarate zyrtare të Shefit të Policisë së Chilmarkut, Sean Slavin, në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune apo elementë të dyshimtë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk ishte i dukshëm në momentin e parë.

Autoritetet lokale kanë dërguar rastin për hetim në zyrën e mjekut ligjor të shtetit, ku pritet të kryhen ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

I lindur në New York, John Forte u shqua që herët për talentin e tij të jashtëzakonshëm muzikor. Ai fitoi vëmendjen e publikut në fund të viteve ’90 si bashkëpunëtor në albumin ikonik të Fugees, “The Score”, fitues i çmimit “Grammy”, si dhe në albumin “The Carnival” të Wyclef Jean, i cili u nominua për të njëjtin çmim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI