Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Loja me maska e ambasadorëve me Ramën: Dekriptimi i mesazheve dëshpëruese kundër tij

Lapsi.al 15 January 2026
Loja me maska e ambasadorëve me Ramën: Dekriptimi i mesazheve

Në prag të vendimit për Belinda Ballukun, si më 22 janar nga Gjykata Kushtetuese ashtu edhe më 28 janar tek Këshilli i Mandateve në Kuvend, ambasada amerikane lëshon një tjetër mesazh dëshpërimisht të kriptuar kundër pushtetit të Edi Ramës.

Duke cituar presidentin Trump, E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve (defakto ambasadorja), Nancy Vanhorn, deklaroi sot se: "‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve". 

Pavarësisht se është një gjuhë e drunjtë, ky mesazh dekriptohet thjeshtë, kur kujtojmë se zv.kryeministrja Balluku është marrë e pandehur pikërisht për projekte të mëdha infrastukturore në Shqipëri.

Kujtojmë se sot edhe ambasadori holandez i shkoi për vizitë kreut të SPAK, Klodian Brahos në zyrë dhe dha një mesazh që nuk u mundua ta kamuflojë shumë: Të sundojë ligji në Shqipëri. 

Kur përplasja e prokurorisë së sponzorizuar prej tyre dhe pushtetit të Ramës po shkon drejt pikës së zierjes, duket se qartazi amerikanët dhe kortezhi i tyre perëndimor nuk duan të dalin bllof, me SPAK-un. Testi Balluku po afron.

Por duke nisur nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që i konsideroi celularët jo mjet prove që SPAK-u mund t'ia marrë të pandehurve kur i do qejfi (sepse kanë të dhëna konfidenciale brenda), duket se bastin do ta fitojnë ata që mendojnë se Rama është kali më i fortë i betejës në këtë vend dhe Shqipëria është vatha e tij. Të buzëqeshurat dhe shtrëngimet e duarve me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese nuk i fituan ndonjë betejë VanHornit.

Loja me maska me mesazhe të kriptuara dhe fotografi si influencërs s'po i korr ndonjë fitore asaj, as enturazhit ndërkombëtar në Shqipëri. Nëse duan rezultat, është momenti që ambasadorët t'i heqin maskat dhe gjuha e drunjtë të gëllitet. Deklaratat të bëhen të drejtëpërdrejta (debati për ndërhyrjen e huaj në një vend sovran ngel për një ditë tjetër). Nëse ndodh e kundërta, Edi Rama jo vetëm që do t'ia ulë Ballukun ambasadores amerikane në krah, por ndonjë ditë edhe do t'ia çojë ta përqafojë në zyrë. /Nga Arber Kaceli, ©LAPSI.AL 

Lexo më tej nga Armand Shkullaku: Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI