Flash

Caitlyn Jenner reagon ndaj lidhjes së Kylie Jenner me Chalamet

Lapsi.al 16 January 2026
Caitlyn Jenner reagon ndaj  lidhjes së Kylie Jenner me Chalamet

Caitlyn Jenner ka vetëm fjalë të mira për Timothée Chalamet, partnerin e vajzës së saj, Kylie Jenner.

“Unë thjesht dua që vajza ime të jetë e lumtur, dhe ajo është. Kjo më mjafton,” tha ajo për Daily Mail, teksa po ecte në aeroportin LAX në Los Angeles.

Caitlyn nuk i kurseu komplimentet për aktorin 30-vjeçar, duke e përshkruar Chalamet si një “djalë të mrekullueshëm” dhe një “aktor fenomenal”. Jenner zbuloi gjithashtu se e ka parë filmin e tij më të ri, “Marty Supreme”, i cili aktualisht po shfaqet në kinema. “Është një djalë i mirë dhe sillet shumë mirë me Kylien,” shtoi ajo.

Deklaratat e sajr vijnë në një kohë kur marrëdhënia mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket më serioze se kurrë. Sipas burimeve për Page Six, çifti bashkëjeton prej më shumë se një viti dhe është “praktikisht i martuar”.

Edhe Kris Jenner, nëna e Kylie-t, ka shprehur publikisht miratimin e saj. Ajo reagoi me entuziazëm në rrjetet sociale ndaj një postimi të nënës së Chalamet, Nicole Flender, pas fitores së aktorit në Critics Choice Awards 2026, ku ai falënderoi edhe partneren e tij gjatë fjalimit.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se aktori është bërë pjesë aktive e jetës familjare të Kylie-t dhe ka një marrëdhënie të mirë edhe me dy fëmijët e saj, Stormi (7 vjeçe) dhe Aire (3 vjeç), nga lidhja e mëparshme me Travis Scott.

 

Të këshilluara

Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Zoe Saldaña ka reaguar publikisht pasi zyrtarisht ka kaluar Scarlett Johansson, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë. “Dua të s...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI