Flash

Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

Lapsi.al 16 January 2026
Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

A$AP Rocky ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të albumit të tij të ri Don’t Be Dumb, ku fansat kanë vënë re vargje që duken si një diss i drejtpërdrejtë ndaj Drake.

Në këngën “Stole Ya Flow”, reperi 37-vjeçar këndon: “Së pari më vodhe stilin, ndaj unë të mora vajzën”, një varg që shumë dëgjues e kanë interpretuar si një referencë ndaj reperit kanadez dhe lidhjes së tij të dikurshme me Rihannën.

Më tej, A$AP Rocky shton se tani është baba dhe se partnerja e tij është Rihanna, duke theksuar se ata janë “të qetë dhe të paprekur” nga drama. Këto vargje kanë forcuar edhe më shumë spekulimet për një përplasje mes dy artistëve.

Rihanna dhe Drake janë përfolur për një lidhje romantike ndër vite, përpara se këngëtarja të krijonte një lidhje të qëndrueshme me A$AP Rocky, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

I pyetur së fundmi në podcastin Popcast të New York Times nëse kënga i drejtohet Drake, A$AP Rocky u përgjigj shkurt: “Mendoj se të gjithë e dimë”. Megjithatë, ai shtoi se nuk e sheh të nevojshme të rregullojë marrëdhënien mes tyre.

“Është për këdo që mendon se është për të,” u shpreh reperi, duke lënë gjithçka në interpretimin e publikut.

 

Të këshilluara

Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Zoe Saldaña ka reaguar publikisht pasi zyrtarisht ka kaluar Scarlett Johansson, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë. “Dua të s...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI