Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Komenti në “Kathimerini”/ Si Rama përçmoi grekët dhe pse bëri prapakthehu

Lapsi.al 18 January 2026
Komenti në “Kathimerini”/ Si Rama përçmoi

Nga Vasilis Nedos*/ Shpërthimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama janë po aq të njohura sa edhe prapakthimet e papritura. Në fillim, ai krijon një çështje me disa deklarata të tij, pastaj tërhiqet dhe thotë se po bënte shaka dhe… gjithçka është në rregull.

Pra, besnik ndaj këtij skenari, pasi doli jashtë kontrollit në Abu Dhabi, ku në një bisedë me gazetarin greko-amerikan John Defterios, iu referua grekëve me një ton përçmues, më pas pohoi se ishte i befasuar nga "reagimi i disa mediave në Athinë dhe disa politikanëve të lodhur grekë" ndaj një deklarate të tij "që u tha me humor".

Siç tha ai, deklarata e tij u nxor nga konteksti në mënyrë që "të shndërrohej në një polemikë publike me pasion nacionalist".

LEXO EDHE: “Protothema”/ Rama sulmoi dhe talli gazetarin grek: Nuk je pasardhës i Aristotelit

Z. Rama deklaroi, ndër të tjera, se nuk ka dyshim se Platoni dhe Aristoteli ishin filozofë grekë, ndërsa shtoi sa vijon: "Greqia është një vend për të cilin kam ndjenjat më pozitive, populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm dhe një vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe kam respekt të veçantë për Kryeministrin e Greqisë".

Megjithatë, përveç deklaratave të z. Rama, në Tiranë ekziston një shqetësim mjaft i fortë për lodhjen që duket se ekziston përsëri në perspektivën evropiane të Shqipërisë, pavarësisht faktit se ajo shqyrtohet në një kontekst krejtësisht të ndryshëm nga ai i Maqedonisë së Veriut fqinje, e cila duket plotësisht e çorientuar.

*Vasilis Nedos, redaktor i çështjeve diplomatik dhe mbrojtjes, gazetar dhe kolumnist në "Kathimerini" që nga viti 2008. Mban titullin Doktor në Historinë Evropiane. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI