Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Rama mohoi pagesën/ NYT: Nga doli fatura 1 miliard dollarëshe për Bordin e Paqes

Lapsi.al 18 January 2026
Rama mohoi pagesën/ NYT: Nga doli fatura 1 miliard dollarëshe për

Çfarë është ky “1 miliard dollarëshi” për të cilin kryeministri Rama u detyrua të sqarojë se Shqipëria nuk do ta paguajë? Nga doli kjo shifër dhe kujt i referohet realisht? Një raportim i New York Times hedh dritë mbi draftin e paqartë të ashtuquajturit “Board of Peace” (Bordi i Paqes) ku përmendet një prag financiar prej 1 miliard dollarësh për vendet që synojnë një rol permanent. Dokumenti nuk përmend Shqipërinë, nuk flet për detyrime konkrete dhe as nuk sqaron nëse kjo shumë do të paguhet ndonjëherë nga ndonjë shtet. Mes deklaratave politike dhe informacionit të fragmentuar, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një angazhim real ndërkombëtar apo thjesht për një shifër që u kthye në tym politik jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet (60 deri në mbi 100) që janë ftuar tek Bordi i Paqes.

Lapsi.al sjell të përmbledhur shkrimin e The New York Times në shqip: 

“Bordi i Paqes” i Donald Trump, i promovuar si një trup i ri ndërkombëtar për ruajtjen e paqes, rezulton të jetë gjithçka, përveçse një nismë klasike multilaterale. Sipas një drafti të statutit të bordit, të siguruar nga The New York Times, anëtarësimi i përhershëm në këtë strukturë kushton mbi 1 miliard dollarë cash. Megjithëse bordi u konceptua si pjesë e planit të Trump për Gazën, dokumenti themelues nuk përmend askund Gazën, duke ushqyer spekulimet se bëhet fjalë për një mekanizëm më të gjerë, potencialisht një alternativë të dominuar nga SHBA ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në nëntor 2025, Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë që mbështeste planin e Trump për përfundimin e luftës Izrael–Hamas dhe përshëndeti krijimin e Bordit të Paqes si administratë tranzitore për rindërtimin e Gazës. Territori është shkatërruar rëndë: rreth 80% e ndërtesave janë dëmtuar ose rrënuar dhe mbi 2 milionë banorë jetojnë mes rrënojave. Shtëpia e Bardhë njoftoi se në bord do të përfshihen figura kyçe amerikane si Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Jared Kushner dhe kreu i Bankës Botërore, Ajay Banga. Ftesa për anëtarësim u është dërguar edhe vendeve si Kanadaja, Turqia, Egjipti dhe Argjentina, ndërsa edhe mbreti i Jordanisë është ftuar zyrtarisht. (Apo edhe Shqipëria me një letër drejtuar Edi Ramës - shënim i Lapsi.al) 

Lexo më tej: Nga pezullimi i vizave te Bordi i Paqes, Shqipëria në majat imagjinare të Ramës 

Por përbërja e një strukture paralele, të quajtur “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, ka shkaktuar përplasje të forta. Në këtë bord përfshihen përfaqësues të Turqisë dhe Katarit, gjë që ka nxitur reagim të ashpër nga Izraeli. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendimi nuk ishte koordinuar me Izraelin dhe bie ndesh me politikën e tij. Zyrtarë izraelitë e kundërshtojnë hapur përfshirjen e Turqisë dhe Katarit, vende që Izraeli i konsideron si mbështetëse ose toleruese të Hamasit. Anëtarë të qeverisë izraelite kanë paralajmëruar se Netanyahu do të bëjë gjithçka për të ndryshuar këtë përbërje.

Lexo më tej: Bordi i Paqes që ekzaltoi Edi Ramën në rrezik nga Izraeli 

Ndërkohë, prioriteti kryesor i Izraelit mbetet çmilitarizimi i Gazës, diçka që Hamasi deri tani refuzon ta pranojë. Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI