Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Ramzan i sëmurë, djali bën aksident/ Dinastia që nënshtroi Çeçeninë rrezikon shembjen

Lapsi.al 18 January 2026
Ramzan i sëmurë, djali bën aksident/ Dinastia që

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov është i sëmurë prej disa kohësh dhe ndoshta edhe në prag të vdekjes, sipas disa burimeve. Djali i tij 18-vjeçar, një pasardhës i mundshëm, u përfshi në një aksident të rëndë me makinë dhe u transferua në Moskë në gjendje kritike. Kështu, Çeçenia po shkakton përsëri shqetësim serioz për Moskën sepse, nëse dinastia “Kadyrov” do të binte, republika islamike në Kaukaz mund të shndërrohet përsëri në një “fuçi baruti”.

Për vite me radhë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Çeçenia, e cila kërkoi pavarësi nga Rusia, ishte “një gjemb në këmbë” për Kremlinin. Pas dy luftërave që sollën mijëra vdekje dhe shkatërrime të mëdha nga viti 1994 deri në fillim të shekullit, Vladimir Putin i vendosi “të gjitha bastet” e tij mbi familjen Kadyrov.

Në fillim ishte Akhmat, një ish-udhëheqës i bandave separatiste, që u bë president i një republike islamike, i gatshëm për t'u bërë pjesë integrale e Federatës Ruse.

UFC maintains links with Russian fighters and others connected to  sanctioned Chechen warlord despite Ukraine invasion | CNN

Më pas, pas vdekjes së tij në një sulm në vitin 2004, pushteti i kaloi djalit të tij Ramzan, i cili me metoda brutale e qetësoi plotësisht Çeçeninë dhe u dallua si shërbëtori më besnik i Putinit. Ramzan ka kohë që po mendon për pasardhësin e tij, duke u përqendruar në rritjen e fëmijëve të tij.

Adam, 18 vjeç është sigurisht ai tek i cili presidenti çeçen është mbështetur më së shumti. Pavarësisht moshës së tij të re, ai është sekretar i Këshillit të Sigurisë në Grozni, pasi ka shërbyer më parë edhe si kreu i rojës presidenciale. Ai gjithashtu mbikëqyr edhe Ministrinë e Brendshme.

Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht në aksidentin ku ai u përfshi në kryeqytetin e vebdit, por gjendja e Adam u duk menjëherë kritike. Ai u dërgua në një spital në Grozni, ku u stabilizua dhe më pas u dërgua me aeroplan në Moskë.

Chechen leader Kadyrov's son gets into car accident | Ukrainska Pravda

Babai i tij, Ramzan 50-vjeçar thuhet se është gjithashtu në gjendje të rëndë, aq sa humbi një takim me Putin disa javë më parë. Ka raportime për mosfunksionim të veshkave, nekrozë pankreatike dhe simptoma pasuese pulmonare. Burime zyrtare, sigurisht, mohojnë gjithçka. Në Moskë, kanalet online të lidhur me ushtrinë, thuhet se janë urdhëruar të mos publikojnë lajme të mëtejshme rreth Kadyrov-ëve.

Ramzan Kadyrov ka edhe fëmijë të tjerë, por ata nuk duken të aftë të marrin përsipër frenat e vendit nëse babai i tyre do të ndërronte jetë. Më i madhi është Akhmat, 20 vjeç, i cili është zëvendëskryeministër, por duket se është përqendruar kryesisht në rolin e tij si Ministër i Kulturës Fizike dhe Sporteve. Zelimkhan, rreth 10 muaj më i madh se Adam, kryeson federatën e boksit. Pastaj janë 3 vajza, Khutmat, Aishat dhe Tabarik, të cilat kanë mbajtur gjithashtu role qeveritare (Aishat ishte Ministre e Kulturës), por që nuk mund të kenë ambicie për udhëheqje në një vend thellësisht islamik.

Ramzan Kadyrov's 'TikTok battalion' seeks to replace Wagner in Ukraine

Për 23 vjet, Çeçenia ka qenë nën kontrollin e Kadyrov-ëve, të cilët kanë shtypur çdo zë kritik, e lëre më demokratik. Edhe klanet e ndryshme, të cilat më parë luftonin me njëra-tjetrën, nuk e kanë ngritur kokën për vite me radhë. Nën udhëheqjen e Ramzan, ish-guerilas kanë shkuar të luftojnë për Putinin në Ukrainë, megjithëse me sukses të kufizuar. Por nëse dinastia do të shpërbëhej papritur, “fitili i Kaukazit” mund të ringjallet në mënyrë dramatike. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI