Flash

Ikja e dritave, QSUT reagon pas kaosit: Nuk u cenua jeta e pacientëve

Lapsi.al 19 January 2026
Ikja e dritave, QSUT reagon pas kaosit: Nuk u cenua jeta e pacientëve

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ikjes së energjisë elektrike për shkak të një defekti në linjën e furnizimit të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2. QSUT pranon se ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

“Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme” – thuhet në reagimin e QSUT.

“QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve. QSUT ka ngritur menjëherë grupin e punës për verifikimin e situatës” – thuhet në reagim.

Në rrjetet sociale u publikuan pamjet e rënda të filmuara nga disa qytetarë që ndodheshin pranë të afërmve të tyre në QSUT. Sipas denoncimeve dhe pamjeve video energjia ka munguar edhe në Reanimacion prej të paktën 20 minutash.

Energji elektrike nuk ka pasur as në korridore dhe as në sallat e operacionit. Në video duket qartë zona e reanimacionit në errësirë të plotë, një situatë që ngriti alarmin maksimal për sigurinë e pacientëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI