Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Mark Rutte: NATO do të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë e Arktikut

Lapsi.al 19 January 2026
Mark Rutte: NATO do të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën

NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në rajonin e Arktikut, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte, pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës.

"Ne diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Grenlandën për mbrojtjen tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në aftësitë kryesore. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme," tha Rutte në një postim në platformën X.

Mediat e huaja shkruajnë se Danimarka dhe Grenlanda kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të NATO-s në Arktik. Këtë e bëri me dije ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen, pasi ai dhe ministrja e Jashtme e Grenlandës Vivian Mozartfelt u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut Mark Rutte në Bruksel.

"Ne e kemi propozuar këtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e ka marrë parasysh këtë dhe besoj se tani mund të përcaktojmë një kornizë se si mund të arrihet kjo. Është gjithashtu në përputhje me atë që kemi diskutuar me qeverinë e Grenlandës", tha Poulsen.

Të këshilluara

Bordi i Paqes, Franca refuzon Trump

Parisi nuk ka ndërmend të marrë pjesë në Këshillin e Paqes të promovuar nga Presidenti i SHBA-së Trump për Gazën në këtë fazë, thonë burime pranë Pallatit Elyse...

19:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI