Flash

“Protothema”: Kush e dha urdhrin për vrasjen e Jani Aliajt

Lapsi.al 19 January 2026
“Protothema”: Kush e dha urdhrin për vrasjen e Jani Aliajt

Gazeta greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shqiptarin brenda krahut të tretë të burgut më të madh të vendit fqinj.

Gjithçka, sipas gazetës greke tregon se kjo është një vrasje me pagesë, sipas hetimeve që po kryhet nga Forcat e Sigurisë së Pireut. Viktima ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori.

49-vjeçari Aliaj ka kryer të paktën 2 vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para thuhet se ndodhi në qytetin e tij të lindjes, në Tepelenë, në vitin 2005, dhe e dyta u krye në Tiranë në maj të vitit 2016 kur ai ekzekutoi Elton Çiçën në zonën e ish-Bllokut. Sipas “Protothema” ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës.

Edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një shqiptar, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta ndodhi këtë të hënë me thikë në burgun Korydallos.

“Sipas informacioneve, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se kjo është një kontratë vdekjeje kundër 49-vjeçarit, të cilën 28-vjeçari e ka kryer me urdhër të një tjetër krimineli shqiptar, të cilin e ka punësuar për vrasje.

Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është fajtori më i mundshëm. Domethënë, kush do të kontrollojë sheshet e kryeqytetit? Viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qëndron përgjigjja për vrasjen” – shkruan “Protothema”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI