Flash

SKANDALI/ Kaos në Reanimacionin e QSUT pas ikjes së dritave (PAMJET)

Lapsi.al 19 January 2026
SKANDALI/ Kaos në Reanimacionin e QSUT pas ikjes së dritave (PAMJET)

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë po ndodh në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku sipas denoncimeve të qytetarëve, mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit.

Sipas mesazheve të mbërritura në redaksinë tonë, ikja e korrentit ka krijuar një gjendje pasigurie totale për stafin dhe familjarët. Për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv, pacientët po nxirren me shpejtësi dhe po transferohen nëpër korridoret e spitalit.

"Përshëndetje JOQ! Situata doli jashtë kontrollit. Ka ikur korrenti dhe pacientët po i nxjerrin nga reanimacioni nëpër korridore. Nuk dihet se çfarë po bëhet, jemi në ankth të plotë sepse dritat nuk po vijnë," – njofton një qytetar i shqetësuar nga vendngjarja.

Ky denoncim ngre pikëpyetje të mëdha mbi gatishmërinë e gjeneratorëve dhe sistemit të emergjencës në spitalin më të madh në vend. Si është e mundur që një repart ku jeta e qytetarëve varet drejtpërdrejt nga aparaturat elektrike, të mbetet në errësirë dhe pacientët të përfundojnë në korridor në vend që të trajtohen në kushte optimale?

Deri më tani, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për shkaqet e këtij defekti teknik dhe masat që po merren për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë për pacientët që ndodhen në gjendje kritike. /Marrë nga JOQ

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI