Flash

Digjet shtëpia në Elbasan, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Lapsi.al 20 January 2026
Digjet shtëpia në Elbasan, 4 anëtarë të familjes mbeten

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, Njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI