Flash

Mos e besoni po deshët: Erdogan duke luajtur basketboll me Shaquille O'neal (FOTO)

Lapsi.al 20 January 2026
Mos e besoni po deshët: Erdogan duke luajtur basketboll me Shaquille
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shfaqur në publik si kurrë më parë, i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll. Ai priti të martën në Stamboll legjendën e basketbollit amerikan Shaquille O’Neal, në një takim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka habitur opinionin publik. Takimi u zhvillua në stadiumin Anadolu Efes, ku Erdogan dhe O’Neal u shfaqën në një atmosferë të çlirët dhe larg protokolleve zyrtare. Të veshur sportivë, ata gjuajtën disa herë në kosh dhe më pas shkëmbyen topa basketbolli të firmosur nga njëri-tjetri, duke dhënë një mesazh simbolik për miqësinë dhe sportin. Prania e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është e pazakontë. Ylli amerikan ka vizituar disa herë vendin vitet e fundit, jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe për pasionin e tij për muzikën, duke performuar si DJ në Stamboll dhe Antalia. Takimi Erdogan–O’Neal u interpretua si një moment simbolik që bashkon sportin, kulturën dhe diplomacinë e butë, duke nxjerrë në pah rolin e sportit si urë lidhëse mes vendeve dhe figurave publike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI