Flash

Përplasjet trajner-Drejtor Sportiv në modë? Te Milan jo, Tare e Allegri funksionojnë

Lapsi.al 20 January 2026
Përplasjet trajner-Drejtor Sportiv në modë? Te Milan jo, Tare e

Ekziston një prirje e çuditshme, dhe e përhapur, në Serie A. Një përplasje e pakuptimtë mes trajnerëve dhe Drejtorëve Sportivë. Gjëra që, në fakt, nuk kanë shumë logjikë, në kohën kur piketat vendosen që në fillimin e kontakteve për bashkëpunim mes palëve. Sigurisht që raste ka shumë por ajo që po bën përjashtim në këtë rast është Milan, ku Drejtori Sportiv Igli Tare e tekniku Max Allegri po funksionojnë mrekullisht.

Te Lazio, për të dhënë shembullin më domethënës, Lotito dhe Sarri i kanë thënë hapur njëri-tjetrit: “Këtu komandoj unë dhe vendos për blerjet. Ai i stërvit”. “Mirë, unë tërhiqem, por mos thoni që ndonjë lojtar e kam zgjedhur unë”. Por edhe te Roma termometri mes teknikut Gasperini dhe drejtorit sportiv Massara është rritur shumë.

Te Napoli polemika ka qenë më e fshehtë, me teknikun Conte që madje është ankuar për numrin e tepërt të afrimeve: tekniku do të preferonte të kishte gjysmën e ndoshta të një niveli më të lartë. Fakti është se dëmtimet më pas i dhanë të drejtë klubit, por ky është një tjetër diskutim. Tudor te Juve ka paguar, përveç rezultateve, një frazë kyçe: “Me fat Fabregas që i zgjedh vetë futbollistët”. Të themi të vërtetën, trajneri i Como e ka përgënjeshtruar disi, por sigurisht investimet e mëdha të tre viteve të fundit janë rënë dakord dhe janë miratuar.

Milan jo vetëm që nuk ka simptoma të tilla, por vazhdon të lëvizë në merkato, duke synuar të forcojë më tej skuadrën me Iglin që është vënë në dispozicion të nevojave të teknikut Max Allegri. Pas blerjes së sulmuesit Niclas Fullkrug, tani klubi kuqezi po përqendron energjitë në mbrojtje. Sipas asaj që raporton Orazio Accomando i Sportmediaset në X, do të kishte zhvillime të rëndësishme për huazimin e thatë të Diego Coppola-s, talent i ri i Brighton.

Për mbrojtjen synohet Coppola

Diego Coppola, i lindur në vitin 2003 dhe i transferuar në Angli nga Hellas Verona gjatë verës së kaluar, ka treguar tashmë potencial dhe rritje të ndjeshme, edhe pse aventura e tij në Premier League nuk ka qenë aspak entuziazmuese, me vetëm 5 paraqitje në këtë gjysmën e parë të sezonit. Milan duket se dëshiron të paraprijë konkurrencën, duke u fokusuar te formula e huazimit të thatë për t’u siguruar shërbimet e lojtarit që në janar. Në këto orë, parakalimi ndaj Fiorentinës, klubi tjetër që ishte interesuar për lojtarin.

Ardhja e mundshme e Coppola-s do t’i garantonte teknikut Allegri më shumë zgjidhje dhe thellësi në mbrojtje, repart që për shkak të mungesave të ndryshme ka hasur më shumë se një herë vështirësi në këtë gjysmën e parë të kampionatit kuqezi. Ish-lojtari i Veronës do t’i bashkohej De Winter, Tomori, Pavlovic dhe Gabbia-s, duke pasuruar baterinë e qendërmbrojtësve në dispozicion të trajnerit livornez.

Rikthim interesimi

Emri i Diego Coppola-s kishte qarkulluar tashmë në korridoret e Casa Milan, me mbrojtësin që edhe verën e kaluar kishte përfunduar në bllokun e shënimeve të drejtuesve kuqezi. Brighton, megjithatë, me një ofertë ndaj Hellas mbi 11 milionë euro, kishte mposhtur konkurrencën duke e çuar në Premier League. Tani rikthimi i mundshëm në Serie A, kompeticion në të cilin 22-vjeçari ka tashmë një përvojë më se të mirë (85 paraqitje dhe 4 gola).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI