Flash

Skandali i QSUT pa drita, mjeku kërkon hetim "Krim, u kalua vija e kuqe"

Lapsi.al 20 January 2026
Skandali i QSUT pa drita, mjeku kërkon hetim "Krim, u kalua vija e

Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar situatën si ‘krim institucional’ dhe jo si një defekt teknik i rastësishëm.

Sipas tij, fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime të tjera kritike kanë mbetur pa energji elektrike përbën një vijë të kuqe të kaluar dhe një dështim të rëndë të shtetit në detyrën e tij themelore për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ai thekson se në asnjë vend normal reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit nuk mbeten pa energji, as për sekonda dhe as për minuta

Reagimi i plotë në FB:

Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo “defekt teknik”.

Kjo është vijë e kuqe e kaluar.

Në asnjë vend normal:

• reanimacioni

• terapia intensive

• sallat e operacionit

NUK MBETEN PA ENERGJI. KURRË.

As për sekonda. As për minuta. As “rastësisht”.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se:

• sistemet rezervë nuk ekzistojnë realisht,

• ose janë jashtë funksioni,

• ose nuk janë testuar kurrë,

• ose drejtuesit nuk kanë besim te to.

Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për:

• linja 110 kV,

• OSHEE,

• avari të papritura,

• “ishte për pak minuta”.

Në mjekësi “pak minuta” vrasin.

Në reanimacion sekondat vrasin.

Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër.

Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik.

Ky nuk është problem teknik.

Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet

• hetim i pavarur dhe publik,

• auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorëve,

• publikim i menjëhershëm i protokolleve të sigurisë,

• dhe largim i drejtuesve përgjegjës, pa justifikime dhe pa vonesa.

Reanimacioni nuk është shërbim “i rëndësishëm”.

Është kufiri i fundit mes jetës dhe vdekjes.

Kush e ka lënë atë kufi pa energji,

ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI