Flash

Tentoi të vriste një polic me sharrë elektrike, 10 vite burg për shqiptarin në Skoci

Lapsi.al 20 January 2026
Tentoi të vriste një polic me sharrë elektrike, 10 vite burg

Liridon Kastrati, 32 vjeç, shtetas shqiptar, u shpall fajtor për sulmin ndaj oficerëve të Policisë së Skocisë, pasi u pa në pamjet e kamerave të sigurisë duke kërcënuar policët me mjetin e rrezikshëm. Ai kishte mohuar akuzën për tentativë vrasjeje ndaj katër efektivëve të Policisë.

Sipas autoriteteve, objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit ishte oficeri Gary Cowan, i cili, sipas Policisë së Skocisë, është rikthyer tashmë në detyrë pas një ngjarjeje të cilësuar si “jashtëzakonisht traumatike”.

Gjykata vendosi që dënimi 10-vjeçar të llogaritet që nga muaji maj 2024, kur Kastrati u arrestua pas incidentit.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, i dënuari reagoi ashpër në sallën e gjyqit, duke goditur bankën e të pandehurve dhe duke bërtitur fillimisht në shqip.

Më pas, në anglisht, ai përdori fjalor fyes ndaj gjyqtarit William Gallacher dhe e quajti Skocinë “vend terrorist”, përpara se të nxirrej nga salla nga oficerët e sigurisë.

Autoritetet skoceze e kanë cilësuar rastin si një sulm serioz ndaj forcave të rendit dhe kanë theksuar se dhuna ndaj policisë do të përballet me ndëshkime të rënda ligjore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI