Flash

Afera "5D", lirohet nga burgu Taulant Tusha

Lapsi.al 21 January 2026
Afera "5D", lirohet nga burgu Taulant Tusha

I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Burime të Lapsi.al nga Gjykata e Posacme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Tusha akuzohet për aferën "5D". 

Vendimi për lirimin e tij është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përfaqësuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. 

Për periudhën 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrë 12 tendera publikë, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.

Taulant Tusha ka qenë pjesë e PS-së që nga dita e parë e pushtetit. Fillimisht Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Erion Veliaj asokohe. Por sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki. Pas kësaj Tusha ka drejtuar dhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Por në vitin 2016, në momentin që u krijua Komisioni për koncesionin e mbetjeve, Tusha ishte i dërguari i Veliajt.

Taulant Tusha është kallëzuar penalisht për çështjen e inceneratorit të Tiranës, nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur për aferën e Djegësve. Po ashtu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka Taulant Tushën në listën prioritare të të kallëzuarve për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, përfaqësues të opozitën kanë kallëzuar Taulant Tushën, si një ndër personat përgjegjës për faturën e fryrë financiare për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI