Flash

Aksident në aksin Lezhë - Milot, transportohet në spital një grua shtatzënë

Lapsi.al 21 January 2026
Aksident në aksin Lezhë - Milot, transportohet në spital një

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira. /LAPSI.al

Të këshilluara

Përmbytjet, moti i keq gjunjëzon Greqinë

Greqia është përfshirë sot nga një mot i keq, me ekstremitete temperaturash, reshje shiu dhe dëborë në zona të ndryshme. Qeveria ka shpallur alarmin në të pa...

19:58

Afera "5D", lirohet nga burgu Taulant Tusha

I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Burime të Lapsi.al nga Gjykata e Posacme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë...

18:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI