Flash

Berisha: Po bëhet presion banditesk ndaj Kushtetueses para vendimit për Ballukun

Lapsi.al 21 January 2026
Berisha: Po bëhet presion banditesk ndaj Kushtetueses para vendimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit tërësisht të varur politikisht prej saj.

“Fati i Edi Ramës është në galloshet e Lubi Ballukut. Ai përcaktohet tërësisht nga ajo. Kjo ka krijuar një situatë të paimagjinueshme, një presion të gjithanshëm banditesk, publik dhe privat, ndaj Gjykatës Kushtetuese,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Ballukun, pasi ajo, sipas Berishës, i garanton mbështetje edhe për të nëse ndodhet në vështirësi. Ai përmendi edhe atë që e quajti aktin e fundit të Ballukut, kërkesën për largimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme, duke pretenduar se mes tyre ka përplasje dhe intriga të brendshme.

Berisha theksoi se këto nuk janë thjesht konflikte personale, por sipas tij tregojnë “plotfuqinë” e Ballukut ndaj Ramës. “Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktohet nga 6500 mesazhe në dosje. Rama ka zbatuar urdhrat e saj,” deklaroi ai.

Berisha: Fati i Edi Ramës përcaktohet tërësisht nga Lubi Balluku dhe ka krijuar një situatë të paimagjinueshme.

Një presion të gjithanshëm banditesk, publik, privat ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Lubinë, pasi ajo i betohet çdo ditë që në krah do të kem ty në qoftë se më lëshon.

Akti i fundit i saj, kërkon largim të menjëhershëm të Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, pasi sipas saj, ajo po ha dardha pas shpine.

Dhe kjo po ndodh dhe do ndodhë.

Ua dhashë këtë shembull jo për t’u marrë me intrigat mes tyre, por për të treguar plotfuqinë e Lubisë ndaj Ramës. Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktojnë mesazhet, 6500 mesazhe në dosje, dy të tretat e të cilave lidhen direkt me Ramën, ka zbatuar vetëm urdhrat e saj. 

Të këshilluara

FOTO/ Pse Macron po del në publik me syze

Presidenti francez Emmanuel Macron vuan nga një gjendje “beninje” e syrit. Lajmin e konfirmoi vetë ai pasi u shfaq në një takim në Pallatin Elize, dy ditë më pa...

22:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI