Flash

Përfundon gjyqi Lapaj–Shehaj: Vendim me gjobë, jo shpifje

Lapsi.al 21 January 2026
Përfundon gjyqi Lapaj–Shehaj: Vendim me gjobë, jo shpifje

Ka përfunduar gjyqi për padinë për shpifje që kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj i bëri kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Gjykata shpalli të fajshëm Shehajn për fyrje, por jo për shpifje, duke e dënuar me një gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa deklaratat e Shehajt janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Kujtojmë se nga kreu i Mundësia u hodhën akuza të rënda ndaj Adriatik Lapajt. Në shkurt të vitit të kaluar Shehaj akuzoi Lapajn si sekser dhe manipulues pronash të jugut në bashkëpunim me vjehrrin si kryetar gjykate në Sarandë. Gjithashtu e akuzoi si të lidhur me krimin e organizuar. Adriatik Lapaj u mbrojt publikisht duke thënë se këto janë shpifje dhe e paditi në gjykatë.

Pas disa muajsh gjyq, vendimi për fyerje shkon në favor të Lapajt, por sipas Gjykatës së Posaçme, akuzat e rënda të Shehajt nuk janë shpifje. Pra duket një qëndrim politikisht në mes, që i jep një fitore të vogël secilës palë.

Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GJKKO.

Të këshilluara

FOTO/ Pse Macron po del në publik me syze

Presidenti francez Emmanuel Macron vuan nga një gjendje “beninje” e syrit. Lajmin e konfirmoi vetë ai pasi u shfaq në një takim në Pallatin Elize, dy ditë më pa...

22:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI