Flash

Reshje e borës, probleme me energjinë dhe qarkullimin në disa qarqe të vendit

Lapsi.al 21 January 2026
Reshje e borës, probleme me energjinë dhe qarkullimin në disa

Si në veri edhe në jug, Shqipëria është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor në zonat më të prekura. Në qarkun verior të Kukësit dhe të Dibrës reshjet e dëborës kanë qenë të dendura gjatë orëve të mëngjesit. Termometri ka zbritur deri në minus 9 gradë Celsius në zonat më të thella malore e trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm. Më në qendër të Shqipërisë, në Malësinë e Krujës arrin edhe në 15 cm trashësi ndërsa në juglindje Dardha përbën edhe pikën me praninë më të madhe të dëborës deri në 50 centimetra.

Qarkullimi rrugor ka qenë kryesisht i qetë por drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes e mos të anashkalojnë përdorimin e zinxhirëve aty ku kërkohet. në orët e mesditës në qarkun e korçës, qafë-thana u bë e aksesueshme sërish pas një bllokimi disa orësh ndërsa probleme paraqesin akset Maliq–Kufi Gramsh, Ersekë–Leskovik–Tre Urat dhe Boboshtice-Dardhe. në skajin tjetër të vendit vështirësi paraqesin rrugët Kukës–Peshkopi, Kukës–Qafë Mali, Krumë–Bajram Curri si dhe aksi Kukës–Shishtavec, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Në Dibër në aksin pishat e Bulqizës deri tek tuneli në Qafën e Buallit gjatë rrugës së Arbrit ka vështirësi për shkak të erërave.

Reshjet e dëborës kanë ndikuar në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në disa zona si fshatrat Gëdhesht, Shtrezë, dhe njësitë administrative Topojan në Kukës dhe Bujan në Tropojë. Mungesë raportohet gjithashtu në Trebinjë, Bishnicë, Rehovë, Mazrek, Mesmal, Pepellash, Çardhak, Gërmenj dhe Ersekë pjesërisht.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vj...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI