Flash

Shehaj: Gjykata më dha të drejtë. Të gjithë e dinin kush ishte Lapaj, por heshtnin

Lapsi.al 21 January 2026
Shehaj: Gjykata më dha të drejtë. Të gjithë e dinin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme e cila e shpalli të pafajshëm për akuzën e shpifjes ndaj Adriatik Lapajt.

Sipas kreut të “Mundësia”, të vërtetën për Adriatik Lapajn e dinin të gjithë, por përsëri heshtnin edhe në kohën kur Shehaj denoncoi me fakte se kreu i “Shqipëria Bëhet” kishte marrë para nga krim i organizuar.

Shehaj nënvizon se pavarësisht gjobës 300 mijë lekë të vendosur nga Gjykata për fyerje, nuk do të heshtë për të denoncuar të vërtetën ndaj kujtdo që mund ta trembë e vërteta.

"Që Adriatik Lapaj merrte para nga krimi i organizuar dhe që ishte i përlyer në tjetërsimin e pronave në bregdet në sistemin e korruptuar gjyqësor e dinin të gjithë. E dinin partitë politike, e dinin mediat, e dinin gazetarët por askush nuk fliste.

Unë vendosa të them të vërtetën dhe për këtë arsye Adriatik Lapaj më akuzoi për shpifje. Sot gjykata vendosi që unë nuk kam shpifur.

Një sqarim për gjobën prej 300 mijë lekë: Është e vërtetë, gjykata më ka gjobitur me 300 mijë lekë për fyerje, por kur thua të vërtetën e vërteta ka një kosto. Shumë veta dhe në këtë rast Adriatik Lapaj është ndier i fyer nga e vërteta, por unë do vazhdoj të them të vërtetën, pavarësisht gjobave dhe pavarësisht se dikush mund të ndihet i fyer" - deklaroi Shehaj në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vj...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI