Flash

Trump në Davos: S'duhet t'ia kishim kthyer Groenlandën-Danimarkës në 1945-n

Lapsi.al 21 January 2026
Trump në Davos: S'duhet t'ia kishim kthyer

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur te marrëdhëniet transatlantike, roli i NATO-s dhe rëndësia strategjike e Groenlandës, në rikthimin e tij të parë në këtë forum gjatë mandatit të dytë presidencial.

Trump theksoi se ka lidhje familjare me Europën, duke kujtuar se prindërit e tij vijnë nga Gjermania dhe Skocia, dhe se SHBA ndan vlera të përbashkëta me kontinentin europian. “Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me Groenlandën, duke e cilësuar këtë territor si kyç për sigurinë globale. Ai deklaroi se ka respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por nënvizoi se çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë i aftë të mbrojë territorin e tij.

“Askush përveç SHBA-ve nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën,” tha Trump, duke shtuar se SHBA është një fuqi shumë më e madhe nga sa, sipas tij, e kuptojnë shumë njerëz. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka u pushtua shpejt nga Gjermania naziste dhe se SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën, duke vendosur baza ushtarake dhe duke penguar, sipas tij, armiqtë të shtriheshin në hemisferën perëndimore.

Trump deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, shihet ndryshe. "Nuk duhet t'ia kishim kthyer Danimarkës Groenlandën". 

Ai shprehu kritika për atë që e quajti mungesë mirënjohjeje, duke theksuar se rreziqet aktuale globale janë shumë më të mëdha, përfshirë armë të reja, për të cilat tha se nuk mund të flasë publikisht.

Sipas Trump, Groenlanda është një territor i pazhvilluar dhe i pambrojtur, por me një pozicion jashtëzakonisht strategjik, i vendosur mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-ve. Ai theksoi se interesi amerikan për këtë territor nuk lidhet me burime natyrore, por me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ky ishull i pasiguruar është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është kyç për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë të ndalojmë kërcënimet e jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi Trump, duke e vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit për sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vj...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI